Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Estonia bëhet vendi i 17-të i BE që përdor euron
English

Estonia bëhet vendi i 17-të i BE që përdor euron

Estoni, 1 Janar 2011 - Estonia është vendi i 17-të në Bashkimin Evropian, që zyrtarisht e ka filluar përdorimin e euros. Në mesnatë, shtetasit e këtij vendi të vogël baltik, e kanë filluar shkëmbimin e krunës së vjetër me euro.

Kështu, Estonia iu bashkua vendeve të eurozonës, që në këtë periudhë ballafaqohen me probleme, të cilat janë shkaktuar nga borxhet, e veçanërisht në Greqi, Spanjë, Portugali dhe Irlandë.

Jashtë BE, është Kosova ajo e cila jo vetëm nga shkurti 2008 kur u shpall Republikë por që në vitin 2001 kur hyri euro në BE, e shpalli atë monedhën zyrtare.

Sakaq, nga dita e sotme, kryesuese e Bashkimit Evropian zyrtarisht bëhet Hungaria. Kjo po bëhet në periudhën e kundërthënieve të shkaktuara nga Ligji i ri për ashpërsimin e kontrollit ndaj mediave në Hungari.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë kritikuar këtë ligj. Gjatë presidencës gjashtëmujore, poashtu, është thënë se do të fillojnë bisedimet për buxhetin e BE-s, në periudhën 2014 – 2020.

Radio Free Europe komentonte sot se këto bisedime do të shkaktojnë mospajtime ndërmjet Britanisë, Gjermanisë e Francës, nga njëra anë, dhe vendeve anëtare nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

KOMENTE