English

Wikileaks, Assange vishet si Babagjyshi i Vitit të Ri

Londër, 2 Janar, NOA- I mbyllur në shtëpinë e shokut dhe mbrojtësit të tij Vaughan Smith, Julian Assange ka kaluar festat i zhytur në frymën e Krishtlindjeve: kreu i Wikileaks është veshur edhe si Babagjyshi i Vitit të Ri.

Ai është paraqitur para fotografëve me një mjekër të gjatë dhe me thesin e dhuratave ku shkruhej: "I nderuar Santa Claus, unë kam qenë shumë, shumë, shumë i mirë (pothuajse gjithmonë)”. Në ditën e Krishtlindjeve, australiani i cili më 11 janar duhet të shkojë para gjykatës ku pritet te diskutohet mbi ekstradimin e tij, ishte në një darkë klasike në praninë e të ftuarve dhe miqve të tij.

a.e/NOA

KOMENTE