Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrest në burg për nënë e bir, mbytën tre ditë më parë nusen
English

Arrest në burg për nënë e bir, mbytën tre ditë më parë nusen

Elbasan, 3 janar, NOA- Gjykata e Elbasanit ka dhënë pak minuta më parë masën e sigurisë për Alfred Belbën dhe nënën e tij Tixhe Belba, të cilët tre ditë më parë vranë Zemrie Belbën 31 vjeç.

Bashkëshorti i viktimës së bashku me nënën e tij do të qëndrojnë në burg pa afat, për të shlyer krimin e tyre ndaj viktimës, deri sa gjykata të japë vendimin e formës së prerë.

Ngjarja e ndodhur në Qukës të Elbasanit, tronditi gjithë vendin ku nënë e bir mbytën nusen natën e 31 dhjetorit.

Megjithëse ngjarja u lajmëruar në të gdhirë, familja Belba deklaroi se vdekja e Zemries kishte ardhur nga shkaqe natyrore, duke fshehur krimin e bërë një natë më parë.

Policia pasi ka dëgjuar dëshmitë e familjarëve ka bërë ekspetrizën mjeko-ligjore të trupit të të ndjerës, e cila hodhi poshtë pretendimet e familjarëve Belba, duke dalë në përfundimin se Zemrie Belba është mbytur.

Gjatë marrjes në pyetje policia ka dalë në konkluzion se ka qenë bashkëshorti Alfred Belba që ka mbytur bashkëshorten e tij në mesnatë në shtrat, një krim i cili dyshohet të ketë ndodhur rishtas për arsye xhelozie, një fakt i njohur ky në zona të ndryshme të vendit, kur burrat që punojnë e jetojnë jashtë ndihen xhelozë për bashkëshortet e tyre që kanë lënë në Shqipëri.

a.y/NOA

{youtube}dizwTR7m8cI{/youtube}

KOMENTE