English

Lady Gaga njofton lançimin e albumit të saj të ri

SHBA, 4 janar NOA - Lady Gaga ka zgjedhur ditën e Vitit të Ri për të shpallur titullin dhe datën e lançimit të albumit të saj të ri, “Born this way”. Kënga e parë do të jetë e pranishme në dyqane natën e çmimeve Grammy, më 13 shkurt, ndërsa CD-ja do të lançohet më 23 maj.

Ylli i pop-it ka përdorur Twitterin për të dhuruar urimet e Vitit të Ri, por mbi të gjitha dhe për të publikuar foton e saj të re, të nënshkruar nga Nick Knight, në të cilën paraqitet me kurriz, me këmbë dhe fundshpinë të zhveshur.

r.b/NOA

KOMENTE