English

Digjet një makinë në mes të Tiranës, nuk dihen shkaqet

Tiranë, 4 janar 2011, NOA- Një automjet i parkuar ka marrë flakë rreth 30 minuta më parë në Tiranë. Ngjarja e ndodhur në lagjen “Siri Kodra” tronditi gjithë banorët e zonës përreth, ndërkohë që policia sapo sinjalizoi rastin mbërriti në vendngjarje.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që policia po mundohet të lokalizojë pronarin e automjetit të djegur, si dhe të zbardhë shkaqet që çuan në djegien e kësaj autoveture. Paraprakisht hetohet pista e zjarrvënies, thanë burime policore në vendngjarje

a.y/NOA

KOMENTE