English

Hiqet nga detyra, Komandanti i USS Enterprise

E martë, 4 janar 2011, NOA-Komandanti i USS Enterprise Owen Honors, largohet nga vendi i punës pas skandalit në bordin e aeroplanmbajtëses.

Mësohet se ka qenë ai organizuesi dhe protagonist në videot skandaloze të marinarëve të aeroplanmbajtëses më të famshme amerikane.

Kjo ishte një nga mënyrat që ushtarakët të kalonin kohën, ndërsa ishin të vendosur në Afganistan.

Në kohën kur ishte numri dy në komandë, në 2006 dhe në 2007, Honors regjistroi disa filmime me përmbajtje me drita të kuqe në anije ku kishte përmbajtje të theksuar anti-gei.

Ky skandal u publikua disa ditë më parë, dhe si rrjedhojë e tij u trondit gjithë median dhe opinionin ndërkombëtar.

a.y/NOA

KOMENTE