English

Mban një dietë vegjetariane, lind vajzë

Tiranë, 4 Janar, NOA- Në varësi të dietës që ndjek nëna përcaktohet seksi i fëmijës së palindur. Në detaj, femrat që ndjekin një dietë vegjetariane kanë probabilitet të lartë të lindin vajzë. Kjo është hipoteza e një kërkimi të Universitetit të Mastrihtit dhe Delft University, drejtuar nga Dr. Annet Noorlander dhe publikuar nga “Reproductive BioMedicine”. Hulumtuesit kanë zgjedhur 172 çifte. Javët e para dhe gjatë shtatzënësisë, femrat ndoqën një dietë të përgatitur nga ekspertët. Nënat kanë marrë kështu ushqime vegjetariane, plotësuar me tableta me bazë mineralesh. Të gjitha janë monitoruar vazhdimisht nëpërmjet analizave të gjakut. Në fund, 32 çifte përfunduan programin: 26 nga këto sollën në dritë femra dhe vetëm 6 djem. Dr. Noorlander arrin në përfundimin: "Nënat që tashmë dinë se çfarë i sugjeruam, shanset për të pasur një vajzë do t'i përmirësohen. Kjo metodë është eksperimentale, por ne kemi treguar se ajo funksionon”. a.e/NOA

KOMENTE