Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frrok Çupi: Shtypi i pavarur, ka qenë një legjendë
English

Frrok Çupi: Shtypi i pavarur, ka qenë një legjendë

Tiranë, 5 janar, NOA - Kryeredaktori i parë i gazetës "Rilindja Demokratike", Frrok Çupi, rrëfen emocionet, entuziazmin, por dhe kërcënimet e regjimit pas daljes së numrit të parë.

"Ka qenë një legjendë, ka qenë një gazetë", kështu e ka konceptuar rrëfimin e tij për gazetën e parë opozitare në Shqipëri, "Rilindja Demokratike" kryeredaktori i parë i kësaj gazete Frrok Çupi.

Në një rrëfim të gjatë, pas 20 vitesh dhe me këndvështrimin e sotëm një nga gazetarët më me përvojë të shtypit shqiptar, Frrok Çupi është ndalur në detajet e shumta që sollën botimin e parë të kësaj gazete. Si nisi, si u ideua, kalvari i vështirësive, kërcënimet për vrasjen e drejtuesve, alarmet e rrema për bombë në redaksinë e "RD-së", si dhe shkrimet "Natë shumë e frikshme", ku mendohej se të gjithë do të arrestoheshin dhe se të gjithë do të shkonin në burgje janë rrëfimet pas 20-vitesh liri fjale dhe mendimi në Shqipëri nga kryeredaktori i parë i gazetës, që siç e cilëson ai "RD-në" ishte një nga shtyllat e lirisë së sotme. Edhe pse 20 vite më vonë Çupi, i kujton me nostalgji kohët kur qytetarët e Tiranës, nën pretekstin e radhës së qumështit për t'i shpëtuar egërsisë së sigurimit komunist dilnin që në orën 3 në mëngjes për të siguruar një kopje gazete. Gjithashtu Çupi ndalet në intervistë edhe për ndikimin që pati "Rilindja Demokratike" në "shkelmin" e fundit të regjimit diktatorial prej afro 50-vitesh. Sipas tij njerëzit rrezikonin për të lexuar gazetën e parë të mendimit të lirë, për të gjetur se ç'fytyrë kanë, do të kenë drejtuesit e ardhshëm të vendit.


Ju keni qenë kryeredaktori i parë i "Rilindjes Demokratike". Si doli kjo gazetë dhe cilat ishin vështirësitë në nxjerrjen e saj?

Unë shkrimet e para të gazetës i kam patur nëpër duar kur festoja Vitin e Ri në shtëpi, punoja aty dhe pastaj u mblodhëm një numër i vogël gazetarësh. S'është shumë e nevojshme për të thënë se redaktimin e shkrimeve ne e kemi bërë duke u mbështetur në mur, s'kishim tavolinë, sigurisht s'kishte as kompjuter. Pastaj na dhurua 2-3 makina shkrimi, pastaj ndërtuam një lloj ambienti pune. Kushtet kanë qenë shumë të vështira, mos harrojmë që nuk mund t'i krahasojmë, duhet shumë kohë, duhen netë të tëra për të shpjeguar si ishin kushtet, aq më shumë që brezi i tanishëm nuk e percepton dot. Shtypshkronjat ishin me derdhje me plumb me makina shkrimi, luksi më i madh ishte të kishe makinë shkrimi mekanike. Unë po iu them diçka për të krahasuar, cili është percepsioni i brezit të ri. Pas 2 muajsh, pasi kishte dalë "RD" unë ftohem nga shoqata e gazetarëve të Gjermanisë dhe ajo e Holandës dhe në Holandë do të vizitoja një shtypshkronjë dhe historinë e gazetës "Heleni". Kryeredaktori i gazetës caktoi një nga gazetarët për të shpjeguar historikun e kësaj gazete dhe po më tregonte objektin. Kur erdhi te makina e shkrimit me plumb më tha, më fal zoti Çupi, por unë nuk e di se ç'është kjo. Kjo është diçka që është përdorur për gazetën, i thashë. Këto i di unë, sepse ne bëjmë gazetën tani dhe mund të ta shpjegoj unë se çfarë është.

A kishte vështirësi politike?

Vështirësitë politike pastaj ishin shumë të mëdha për arsye se ishte gazeta e parë pas 70 vjetësh me mendim ndryshe. E vërteta është se është gazeta e parë në historinë e Shqipërisë e mendimit dhe fjalës së lirë. Sepse gazeta tjetër kishte dalë në vitet 1920, "Gazeta Populli" me kryeredaktor Sali Nivicën, pas tre numrash e vranë dhe e vranë për këtë arsye dhe nuk doli më ajo gazetë. Thjesht ka qenë një shenjë, por nuk hyri në histori. "Rilindja Demokratike" është e para që ka folur lirshëm, që ka instaluar mendimin dhe fjalën e lirë. Regjimi komunist jo vetëm që ishte në kulmin e vet, por dhe ishte duke ikur, ishte i plagosur dhe ky regjim bëhej shumë herë më i egër. Thuhej që do të vrisnin dikë, legjenda të tilla, por përfundimisht ajo gazetë doli në dritë mes një dashurie të jashtëzakonshme.

Cilat ishin format e presionit që regjimi i kohës përdori për ta mbyllur gazetën e parë të lirisë së mendimit?

Nuk ishte politika si sot, ishte regjimi, ishte Sigurimi i Shtetit që bënte presion. Atë kohë rrezikohej me jetë e me kokë. Momenti më i vështirë i gazetës ka qenë mbas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës edhe më përpara. Herë pas here Ministria e Brendshme dërgonte lajme se është vendosur një bombë, do të shpërthejë tani, duhet të largoheni. Mos harroni se fjala bombë tani është më e thjeshtë, por atëherë ishte e frikshme. Pas rrëzimit të monumentit erdhën periudha shumë të vështira, sepse u akuzua Partia Demokratike, u akuzua "Rilindja Demokratike". U mblodhën vullnetarët e Enverit, kishte një organizatë që për mua tani mund të quhej organizatë terroriste, sepse u mblodhën me armë njerëz të armatosur për të rrethuar Tiranën, për të zëvendësuar bustin. Nga monumenti që ishte për të sjellë një monument tjetër, ai i Shkollës së Akademisë Ushtarake. Atëherë gazeta është ndjerë në një moment tërësisht të vështirë. Mbaj mend kam shkruar shkrimin "Natë shumë të frikshme", ku mendohej se të gjithë do të arrestoheshim, se të gjithë do të shkonim në burgje. Të nesërmen dilte gazeta dhe jam kthyer në gazetë dhe kam shkruar atë shkrimin "A nuk mund ta kalojmë duke qeshur", që ra monumenti, por ky nuk ishte një njeri i gjallë pse do të vriteshin të gjallët tani pas rrëzimit të një monumenti. Ka disa shënime të të burgosurve politikë, të cilët tani janë shkrimtarë, janë gazetarë, janë njerëz të publikut që atë natë kanë qenë të bindur që do të pushkatoheshin në burgje të gjithë. Të nesërmen kur kanë lexuan "Rilindjen Demokratike" i kanë shkruar nëpër libra të mos i përmend, thanë që tani shpëtuam. Ishte një kohë terrori, brezi i sotëm nuk mund ta mendojë se çfarë egërsie dhe çfarë rreziku përbënte fjala e lirë në regjimin komunist në Shqipëri. Ishte gjëja për të cilën të shkonte jeta në mënyrë të padiskutueshme dhe pa gjyq. Asnjë akt tjetër se sa fjala e lirë nuk konsiderohej në regjimin komunist. Ky ishte kulmi i krimit në komunizëm.

Çfarë impakti kishin botimet e para të gazetës "RD" në masë?

Ajo ishte një gazetë që u prit me ditë të tëra se u tha që do të dilte një gazetë, por nuk kishim mundësi ta nxirrnim. U prit ndoshta dy javë, tre javë. Njerëzit megjithëse dimër dilnin në orën 3 të mëngjesit me sebepin për të zënë radhën për të marrë qumësht. Atëherë dihej nuk kishte qumësht, por të gjithë dilnin në 3 të mëngjesit. Kur unë kthehesha nga shtypshkronja i shikoja njerëzit që dilnin me shishet e qumështit, sepse kishin frikë të shkonin direkt në librari. Qëndronin rreth e rrotull, sa të merrnin vesh që do të dilte gazeta rrinin afër librarisë. Po t'i kapte dikush nga Sigurimi i Shtetit ata iu thonin se po shkoj për të marrë qumësht, në fakt ata shkonin për të marrë gazetën. Gazeta "Rilindja Demokratike" atëherë zyrtarisht botohej 100 mijë kopje në ditë, por faktikisht kanë qenë 125 mijë, sepse për këto 20 mijë punëtorët e shtypshkronjës diçka bënin për të gjetur letër dhe prodhonin dhe 25 mijë kopje të tjera, sepse mblidhej një popull i tërë rreth shtypshkronjës për të marrë një kopje gazete. Mendo që ishte 125 mijë kopje, shpërndahej në të gjithë vendin dhe një pallat mund të kishte një kopje. Ajo shkonte derë më derë saqë mbaj mend që më vinin në redaksinë e gazetës të tilla gazeta, të cilat mbasi ishin lexuar nga i gjithë pallati kishin marrë formën e vjetëruar të basmës, nuk ishte si letër më, kishin humbur shkronjat, kishte humbur gjithçka nga përdorimi. Kaq shumë impakt ka patur ajo, ka qenë një legjendë, ka qenë një gazetë.

Sa ka ndikuar "RD" në "shkelmin" e fundit të regjimit komunist?

Komunizmi në Shqipëri ka qenë vërtet shumë i ashpër dhe mos harrojmë që gjithçka ka qenë e kontrolluar dhe në një trysni të llahtarshme. Dhe vetë Partia Demokratike, Lëvizja Studentore u mallkuan, sulmuan, u dërmuan nga lëvizja, por gazeta në shumë momente ishte pasqyra e Partisë Demokratike dhe lëvizjes së saj. Njerëzit prisnin, kërkonin shpresë. Mos harroni në 50 vjet komunizëm po kërkonin kush është ky që po vjen, çfarë po vjen. I vetmi mjet komunikimi përballë gjithë makinës propagandistike të komunizmit ishte "Rilindja Demokratike". Ata e lexonin gazetën me idenë për të gjetur ç'fytyrë kanë këta, a janë paqësorë, a janë të kulturuar, çfarë stili kanë, sa hapësira shpirtërore dhe kulturore kanë. Ata këtë lexonin në gazetë. Lexonin faktin që ne guxonim të thoshim të vërteta të komunizmit që nuk janë thënë kurrë. Mos harroni se një nga gjërat shumë të rëndësishme ishte të shikonin fytyrë. Ç'fytyrë ka? A është fytyrë e bukur e regjimit që po vjen, është e kulturuar apo është me atë gjuhën e drunjtë, me atë stilin e egër, me atë injorancën që kishte patur lidershipi i sistemit komunist. Kështu që unë mund të them sot se pa gazetë, pa "RD" sot nuk do të kishte gazeta të tjera. Ajo është themeli i lirisë së medias. Është themeli i padiskutueshëm, nuk do të kishte media të lirë. Nëse e përfytyrojmë lëvizjen pa atë gazetë lëvizja do të ishte vërtitur lart e poshtë me shumë kohë për të ardhur aty ku erdhi. Një lëvizje pa filozofi brenda, pa fytyrë mediatike është e pamundur që të paraqitej pozitivisht për njerëzit.

Një urim për "Rilindjen Demokratike"?

Unë i uroj shëndet shumë të mirë në kuptimin filozofik të medias. Unë uroj një gjë interesante për gazetën "Rilindja Demokratike", uroj që të kthehet në gazetën themeltare, është e domosdoshme një ditë të dalë nga kuadri i gazetës partiake dhe të bëhet themeli i medias së lirë. Të bëhet kolona kryesore e shtypit të lirë të shkruar në Shqipëri. Unë shpresoj që shoqëria shqiptare bashkë me shtetin mund ta vendosin "RD-në" si gazetë të të gjithëve, sepse është gazeta e parë dhe e vetmja në të gjithë historinë e mendimit të lexuar shqiptar, që vendosi bazën e lirisë së shtypit.

NOA

KOMENTE