English

Lukshic: Do përmbush detyrimet e KE-së

E mërkurë, 5 janar 2011, NOA- Kryeministri malazez, Igor Lukshic i sapoardhur në detyrë ka deklaruar se prioritet i qeverisë së tij do të jetë përmbushja e detyrimeve të parashtruara nga Komisioni Evropian.

“Për qeverinë time nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa përmbushja e detyrimeve të KE, të cilat duhet të realizohen me qëllim marrjen e dritës jeshile për nisjen e negociatave me Unionin”, ka pohuar kryeministri malazez.

Ndonëse i ri në moshë, vetëm 34 vjeç, Lukshic është shprehur se prioritetet e tij janë anëtarësimi në NATO dhe në BE dhe prosperiteti ekonomik i vendit.

a.y/NOA

KOMENTE