English

Mblidhet KNE në Shkodër, Meta: Situata është përmirësuar

Shkodër, 5 janar 2011, NOA - Komiteti Ndërministror i Emergjencave, është mbledhur rreth 1 orë më parë në qytetin e Shkodrës, për të diskutuar mbi situatën e përmbytjeve.

Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm Zv.Kryeministri Ilir Meta dhe ministrat e qeverisë.

“Situata e përmbytjeve është drejt normalizimit dhe tashmë nën ujë ndodhen 1650 hektarë” ishte ky vlerësim pozitiv, Zv. Kryministrit Meta, duke nënvizuar faktin se edhe qarkullimi i automjeteve është normalizuar.

Përveç ujit, që prej kohësh ka pushtuar çdo gjë, banorët e Shkodrës po përballen edhe me të ftohtin. Madje edhe ulja e ndjeshme e temperaturave ka vështirësuar së tepërmi jetesën e mijëra familjeve.

Pas përfundimit të mbledhjes Meta deklaroi, se operacionet humanitare në zonat e përmbytura kanë qenë efikase, ndërsa situata është përmirësuar ndjeshëm, duke kthyer tashmë jetesën e qytetarëve shkodranë drejt normalitetit.

KOMENTE