Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas Wikileaks, SHBA rrit masat për ruajtjen e sekreteve
English

Pas Wikileaks, SHBA rrit masat për ruajtjen e sekreteve

Uashington, 5 janar 2011, NOA- Pas shpërthimit të sekreteve të administratës amerikane nga Wikileaks, tashmë SHBA merr masa.

Lëvizja vjen pasi faqja e Wikileaks, e drejtuar nga Julian Assange publikon prej javësh sekrete që ambasadat amerikane në të gjithë botën i dërgonin Uashingtonit.

Deri tani të paktën një punonjës brenda Pentagonit është identifikuar si bashkëpunëtor i Assange.
Shtëpia e Bardhë i kërkoi administratës dhe agjencive shtetërore që të krijojnë një program për të bërë të pamundur rrjedhjen e informacionit, bënë të ditur mediat ndërkombëtare gjatë ditës së sotme.

Në një dokument prej 11 faqesh e përpiluara nga shërbimet inteligjente i është drejtuar të gjithë agjencive, duke i këshilluar për mënyrat se si mund të rrisin sigurinë.

Në dokument këshillohet edhe punësimit i psikiatërve dhe sociologëve për të vëzhguar punonjësit dhe gatishmërinë e tyre ndaj punës.

Në të i kërkohet zyrtarëve që të gjejnë mënyra për të kuptuar ndryshimet e dyshimta në sjelljen e punonjësve që kanë akses në materialet sekrete.

Ky informacion u publikua rrjeti televiziv NBC, ndonëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht prej Shtëpisë së Bardhë.

a.y/NOA

KOMENTE