English

Pasqyra e Shtypit, 5 Janar 2011

Tiranë, 5 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me detaje nga vdekja e trishtë e dy fëmijëve dje në Vlorë nga zjarri ndërsa flinin dhe prindërit e tyre ishin duke punuar gjatë natës.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i dënimit me 4 vite burg të Efraim Diverolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përfshirë në tragjedinë e Gërdecit, për trafik të paligjshëm armësh me Shqipërinë.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Trafiku i armëve, dënohet Diveroli”, i cili jep vendimin e gjykatës amerikane për Efraim Diverolin.

“Tragjedi në Vlorë, varfëria vret sërish fëmijë”, është një artikull që citon tragjedinë e djeshme në Vlorë ku vdiqën motër e vëlla 3 dhe 4 vjeç.

“Pensionistët, pse nuk iu dha shpërblimi në fund të vitit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Pallatet te Liqeni/ Zbulohet dialogu mes Tan Leprit dhe Selmanllarit”, i cili flet për një zbardhje bisede mes të përfshirëve në çështjen e pallateve te Liqeni në Tiranë.

“Djegia e dy fëmijëve nga kaloriferi/ Prindërit: Punonim natën se s’na dhanë asistencë”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Fyle: Statusi, pasi të zgjidhet ngërçi/ Berisha: Kutitë janë e kaluara”; “Energjia elektrike, ndryshojnë kushtet e kontratës”; “Pronat, këtë vit 9 milionë USD për kompensimin” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Dosja Hoxha/ Shikasi: Viti 1995, përgjonim ambasadat”, i cila citon deklaratat e bëra nga një ish-punonjës i Shërbimit Informativ.

“Helena Kadare: Ju rrëfej gjërat e pasinqerta të Ismailit për mua” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar intervistës së bashkëshortes së shkrimtarit të madh shqiptar.

Kurse artikulli “Vdesin dy fëmijë në Vlorë, babai: Më kërkuan t’ua lë kaloriferin ndezur”, flet për reagimin e babait të fëmijëve të djegur dje në Vlorë.

Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “Gërdeci, dënohet me 4 vite burg partneri i Delijorgjit, Efraim Diveroli”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “BE: Albania, jashtë axhende”, i cili tregon raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

“Nasip Naço: Afatet për Kodin, shkelen nëse do opozita” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon intervistën e nënkryetarit të parlamentit.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Shtrenjtohen karburantet, 1 l arrin deri në 160 lekë”, “Djegin makinat në oborr për të marrë kasafortën me 15 milionë lekë” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Berisha Ramës: Vendin tim s’e zë dot me protesta”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të kryeministrit Berisha në një konferencë për shtyp.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Grabitës bastardë, i helmojnë me Coca-Cola për t’i grabitur”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Fundviti pa viza, si e përjetuan emigrantët në Athinë”.


Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 5 Janar 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE