English

Përplasje bandash në Bulqizë, një i vrarë dhe dy të plagosur

Bulqizë, 5 janar, NOA, UPDATE - Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur sot në një atentat në Bulqizë. Burime nga Policia e Bulqizë konfirmuan për Agjencinë e lajmeve NOA se të tre viktimat janë gjetur rastësisht në qendër të zjarrit të dy grupeve rivale, gjatë përplasjes në qendër të qytetit.

Personi që ka mbetur i vdekur nga plumbat është Fehmi Kucami, 48-vjeç. Ndërsa nuk bëhen të ditur ende emrat e dy personave të plagosur.

Sipas policisë paraditen e sotme personat që ndodheshin në dy makina në qendër të qytetit kanë hapur zjarr kundër njëri-tjetrit. Autorët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri, duke mos marrë parasysh faktin se në atë moment mes tyre kishte shumë qytetarët.

Sipas policisë është qëlluar me tre automatik dhe tre pistoleta. Shkëmbimi i zjarri ka shkaktuar dhe plagosjen e dy personave, të cilët janë shtruar në spitalin e Bulqizës.

Policia po heton për gjetjen e autorëve, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar panik mes banorëve të qytetit.

a.k/NOA

KOMENTE