Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prova të reja për tritolin e qëllimshëm te shtylla elektrike
English

Prova të reja për tritolin e qëllimshëm te shtylla elektrike

Mirditë, 5 Janar 2011 NOA – Dalin prova të reja për tritolin e qëllimshëm te shtylla elektrike që la pa drita në prag të Vitit të Ri një pjesë të mirë të vendit. Sot është arrestuar Florin Gjini, 22 vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Orosh të rrethit Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se ndalimi i Gjinit u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, janë autorë të vjedhjes dhe dëmtimit të shtatë kampatave të telit të bakrit të linjës së tensionit të lartë të fshatit Malaj, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2010, rreth orës 02:00.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet tip Lançia me targa të huaja BJ 599 EF, me posedues shtetasin Florin Gjini, një palë pinca të veshura me tuba gome, një palë atlete si dhe një palë kombinoshe të cilat u gjetën në këtë automjet, ku mendohet se janë përdorur në kryerjen e vjedhjes.

Nga ana e strukturave përkatëse të policisë po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore dhe të autorëve të tjerë që dyshohen të jenë autorë të kësaj ngjarje.

Policia tha se materialet hetimore po i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.

e.r/NOA

KOMENTE