Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Me projektet e rrugëve për këtë vit do të rritim cilësinë e jetës në kryeqytet
English

Rama: Me projektet e rrugëve për këtë vit do të rritim cilësinë e jetës në kryeqytet

Tiranë, 5 janar 2011, NOA – Pas festave të fundvitit kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka inspektuar sot punimet për riasfaltimin e dhe sistemimin sipas standardeve bashkëkohore të rrugës së Kavajës dhe pikërisht segmentit nga qendra e kryeqytetit deri tek kryqëzimi i rrugës 21 Dhjetori, një nga akset rrugore më strategjike të qarkullimit të automjeteve në Tiranë. Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Rama bëri me dije se kjo rrugë kryesore e Tiranës do të rishtrohet tërësisht për të lehtësuar ndjeshëm trafikun në kryeqytet.

“Brenda shumë pak ditësh, kjo rrugë kryesore e kryeqytetit do të rishtrohet tërësisht, duke u vënë në dispozicion të mjeteve, e rindërtuar dhe njëkohësisht duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin”, tha kryebashkiaku Rama.

Ai falenderoi sakaq të gjithë qytetarët e kryeqytetit dhe të kësaj zone për durimin e shfaqur gjatë punimeve në rrugë, duke theksuar se me një menaxhim më të mirë të trafikut dhe me një vetëdije më të lartë qytetare në drejtimin e mjeteve, qarkullimi në Tiranë nuk ka arsye për të qenë problematik për jetesën.

“Megjithëse sot është i zënë njëri aks dhe punon vetëm aksi tjetër, praktikisht qarkullimi është krejt i lirshëm, gjë që tregon qartë se problemi ynë kryesor me qarkullimin është në radhë të parë një problem menaxhimi dhe vetëdije; menaxhimi nga ana e strukturave shtetërore të Policisë të shtetit dhe vetëdije nga ana e qytetarëve, të cilët duhet ta përdorin makinën si qytetarë europianë, në mënyrën se si shpesh herë e përdorin”, ka apeluar zoti Rama.

Shefi i bashkisë së kryeqytetit shprehu bindjen e tij se me ritmin me të cilin po punohet në këtë rrugë kryesore dhe me projektet që Bashkia e Tiranës ka për këtë vit, do të rritet ndjeshëm cilësia e jetës në Tiranë, jo vetëm për këtë vit.

mit/NOA

KOMENTE