English

Shpërthimi në Vushtrri, dëmtohen 7 automjete

Vushtrri, 5 janar, NOA - Shpërthim i ndodhur mbrëmë në Vushtrri është shkaktuar nga një granatë dore.Policia e Kosovës njofton se lloji i mjetit shpërthyes ishte granate e llojit M 75, e cila duhet të ketë shpërthyer në ajër, pasi në dysheme nuk është gjetur asnjë krater.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00. Fatmirësisht nuk pati të plagosur, por në vendngjarje u dëmtuan të paktën 7 automjete. Policia Rajonale e Mitrovicës po punon për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal.

a.k/NOA

KOMENTE