Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent – Plagoset nipi i Adil Çarçanit në ish-Bllok
English

Urgjent – Plagoset nipi i Adil Çarçanit në ish-Bllok

Tiranë, 5 Janar 2011 NOA – Nipi i ish-kryeministrit Adil Çarçani, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut. Për ironi, autorë të dyshuar të plagosjes janë Shkëlzen Hoxha, djali i ish-diktatorit komunist dhe Besnik Dabulla, djali i deputetes socialiste, Arta Dade.

Sipas të dhënave të para që ofrohen nga vendngjarja në një nga rrugët e ish-Bllokut, i plagosur nga qitja me armë zjarri e llojit pistoletë, është Endri Lyfi, nipi i Adil Çarçanit, ish kryeministër i Shqipërisë gjatë diktaturës komuniste në vitet 1981-1990.

I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku gjendja e tij nuk paraqet rrezik jete.

Autorë të dyshuar të plagosjes me armë të Lyfit, janë Shkëlzen Hoxha i lindur më 27 Mars 1979, djali i Ilir Hoxhës, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha.

Tjetër i dyshuar si bashkautor në ngjarje sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, është Besnik Dabulla, djali i ish-ministres së Jashtme Arta Dade, aktualisht deputete e Partisë Socialiste.

Duke iu referuar gjithnjë të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes në ish-Bllok, dyshohet se ka qenë një qitje e pavullnetshme, pra pa dashje e njërit prej të dyshuarve.

Policia tha se ka shoqëruar Hoxhën dhe Dabullën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

e.r/NOA

KOMENTE