English

Aksident me pasojë vdekjen në Elbasan, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Elbasan, 6 janar 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Elbasanit rreth 1 orë më parë.

Një makinë ka përplasur një motoçikletë, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit të motoçikletës.

Automjeti me targa greke YXP 7507, nën drejtimin e shtetasit Festim Pisha ka përplasur motoçikletën me targa EL 253 B e drejtuar nga shtetasi Mariglen Haka i cili ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit.

Forcat e policisë kanë ndaluar drejtuesin e autoveturës, ndërkohë që vdekja e Hakës ka qenë e menjëhershme çka i ka çuar dëm të gjitha tentativat për ndihmë.

a.y/NOA

KOMENTE