English

Grabiti me armë tre dyqane, arrestohet 27-vjeçari

Shkodër, 6 janar, NOA – Një 27-vjeçar nga fshati Barbullush i Shkodrës kishte arritur të vidhte rreth 260 mijë lekë të reja në dy kazino dhe një dyqan. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Shkodër njofton se bëhet fjalë për Edi Kol Gjoka, i cili është arrestuar sot nga forcat e policisë.

Sipas policisë vetëm ditën e djeshme ai ka grabitur një dyqan telefonash dhe një kazino. Në dyqanin e telefonave me anë të kërcënimit me armë ai ka marrë shumën prej 117 mijë lekësh të reja.

Kjo grabitje ndodhu rreth orës 15:00. Ndërsa vetëm dy orë më vonë ai grabiti në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër në një lokal “Apex Kazino” shumën prej 120 mijë lekësh të reja.

Ndërkohë që pas arrestimit u vërtetua se Gjoka ka vjedhur në datën 29 dhjetor, 30 mijë lekë të reja.

Gjatë arrestimit policia arriti të sekuestrojë dhe shumën prej 120 mijë lekësh të reja.

a.k/NOA

KOMENTE