English

Obama emëron Daleyn shef personeli në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 6 janar 2011, NOA- William Daley do të jetë shefi i ri i personelit të Shtëpisë së Bardhë.

Ish-sekretari i Tregtisë William Daley do të zëvendësojë shefin në largim Pete Rouse.

Nga ana e Obamës pritet që njoftimi zyrtar të bëhet në orët e vona të ditës së sotme.

Pete Rouse, i cili rekomandoi Daleyn për pozicionin e tij, do të vazhdojë të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë në detyrën e këshilltarit të presidentit Obama.

a.y/NOA

KOMENTE