English

Procesi për trafik organesh, Prokurori akuzon mjekun turk

Prishtinë, 6 janar 2011, NOA-Në seancën që u mbajt sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Gjykatësi i Bashkimit Evropian, Victor Paradal, ka kryesuar seancën dëgjimore për konfirmimin e akuzave të ngritura kundër shtatë kosovarëve.

Të dyshuar se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të përfshirë në trafikimin e organeve njerëzore, në këtë seancë të mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, prokurori i BE-së, Jonathan Ratel, ka thënë se “njerëz të varfër ishin sjellë në Kosovë nga vendet e tjera, me premtime jo të vërteta për të marrë pagesa për veshkat e tyre, organe këto të cilat u janë shitur pranuesve për transplantime të paligjshme”.

Pas seancës së sotme, gjykatësi ka 15 ditë për të vendosur nëse aktakuza mund të konfirmohet për të nisur një proces gjyqësor.

Avokatët mbrojtës të të dyshuarve kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të pabaza.

Ratel ka thënë se mjeku turk Yusuf Sonmez, ka qenë i përfshirë dhe është pjesëmarrësi kyç në operacionet që janë bërë në një klinikë private në periferi të Prishtinës, e cila quhet “Medicus”.

a.y/NOA

KOMENTE