English

Eminem, kthehet në kinema me një film të ri

E premte, 7 janar 2011, NOA- Reperi i njohur amerikan Eminem rikthehet sërish në kinema.

Pas filmit “8 Mile”, të xhiruar nëntë vjet më parë, Eminem është duke u përgatitur të rikthehet sërish në ekran.

Mësohet se xhirimet për filmin e radhës të reperit amerikan do të fillojnë në muajt e parë të vitit.
Lajmin e bëhet i ditur nga “Hollywood Reporter”, revistë e specializuar e kinematografisë.

Ai do të jetë protagonist në një film të xhiruar prej kompanisë filmografike Fox, i cili do të titullohet “Random Acts of Violence”.

a.y/NOA

KOMENTE