English

PS: Ruli të përgjigjet përpara drejtësisë për koncesionet minerare

Tiranë, 8 janar 2011, NOA – Selia rozë ka akuzuar sot ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli se kur isht ministër Ekonomie ka propozuar bonus për koncesionet minerare, në minierat e Bënçës dhe Progonatit. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj gjatë një konference të posaçme për shtyp e akuzoi ish-ministrin e Ekonomisë, se ka shkelur në mënyrë skandaloze ligjin andaj për këtë duhet të dalë përpara drejtësisë.

Këto akuza ndaj ish-ministrit të Ekonomisë vijnë pas kallëzimit të tij në prokurori nga PS.

Felaj i drejtoi disa pyetje ish-ministrit të Ekonimisë, aktualisht ministër i Bujqësisë në lidhje me shkeljet e shumta që ai ka bërë të cilat, sikundër tha deputetja socialiste, nuk mund të fshihen dot.

mit/NOA

KOMENTE