Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohet 21-vjeçari, i gjejnë drogë dhe kabëll bakri nën sendilje
English

Ndalohet 21-vjeçari, i gjejnë drogë dhe kabëll bakri nën sendilje

Lezhë, 9 janar 2011, NOA – Një tjetër person është vënë në prangat e uniformave blu të Lezhës pas iu gjet një sasi droge nën sendiljen e makinës. Policia e Lezhës bëri të ditur se 22 vjeçari Dorian Mirashi, banues në fshatin Rrilë të rrethit të Lezhës ra në prangat e policisë sot rreth orës 10.00.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit” që ndodhet në fshatin Shënkoll të Lezhës, pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip Golf, me targa LA 6564 A, në sendiljen e parë të pasagjerit, iu gjet një sasi prej 26.5 gram lëndë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva” i gatshëm për përdorim.

Blutë e Lezhës njoftuan gjithashtu se Dorian Mirashit iu gjet edhe një sasi kablli elektrik Bakri, i vendosur në bagazhin e makinës, për të cilin ai nuk posedonte dokument blerje. Materialet hetimore për Dorian Mirashin që akuzohet për veprat penale të vjedhjes dhe shitjes e shpërndarjes së lëndëve narkotike do t’i kalohen për hetim të mëtejshëm prokurorisë së rrethit.

mit/NOA

KOMENTE