English

Nju York shënon bum turistësh për 2010-ën

Nju York, 9 janar 2011, NOA- Nju Yorku ka mahnitur turizmin botëror, duke çuar në numër rekord vizitorësh.

Në vitin 2010, këtë qytet e kanë vizituar 48.7 milionë turistë, rreth një milion më shumë se në 2008-ën.

Krahasuar me vitin 2009, është shënuar rritje për 7 për qind, ndërsa viti që lam pas ka mundur edhe shifrën e 2008-ës e cila qëndronte në fuqi deri në këtë rezultat të ri.

Ndërkaq autoritetet amerikane të turizmit thonë për mediat se në vitin 2012 numri i tyre pritet të shkojë në 50 milionë.

a.y/NOA

KOMENTE