English

Amy Whinehouse kthehet në Rio

Rio De Janeiro, 11 Janar NOA - Pas një mungese të gjatë nga skena Amy Winehouse është kthyer për të kënduar live. E ka bërë diçka të tillë në Brazil, me të parin e pesë shfaqjeve të para që janë pjesë e mini-turit të saj në Summer Soul Festival në Florianopolis.

Wino megjithatë nuk mund ta bënte rikthimin e saj p[a skena dhe skandale të reja. Kështu, së pari ajo është fotografuar topless dhe më pas dha lajmin se kishte arritur të vidhte alkool nga një hotel. Pavarësisht nga periudha e gjatë e mosparaqitjeve për shkak të periudhës së dizintoksikimit që ajo ka kaluar, ku dhe pse ndodhej në një dhomë që nuk përmbante pije alkoolike sërish këngëtarja ka shkuar në një dhome tjetër boshe dhe ka marrë aty çdo pije që kishte përmbajtje alkoolike.

r.b/NOA

KOMENTE