Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BB: Kujdes borxhin publik. 1 miliardë lekë për të dëmtuarit nga përmbytjet
English

BB: Kujdes borxhin publik. 1 miliardë lekë për të dëmtuarit nga përmbytjet

Tiranë, 10 janar 2011, NOA Update – Ngozi Okonjo-Iweala, Drejtoresha për Menaxhimin e Bankës Botërore deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë i kërkoi qeverisë shqiptare të garantojë qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit duke implementuar politika fiskale të kujdesshme. Zonja Iweala këshilloi kryeministrin Berisha që vendi të ulë borxhin publik apo të paktën ta mbajë atë nën kontroll në vlerën që ka.

Më parë gjatë konferencës përfaqësuesja e lartë e Bankës Botërore duke vlerësuar zhvillimet e larta të ekonomisë shqiptare, tha se Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme, andaj duhet që qeveria shqiptare të bëjë kujdes nga vendet që kanë fuqi blerëse, duke shtuar se Shqipëria duhet të gjejë mundësinë të jetë në krye të tyre.

Drejtoresha Iweala duke shprehur solidaritetin e BB-së me banorët e zonave të përmbytura informoi se “BB do të akordojë një fond prej 1 miliard lekë (1 milion dollarë), ndërkohë që ajo tha se po diskutohet edhe për një fond tjetër prej 22 milion dollarësh për të rritur sigurinë e sistemit të digave nëse një ndihmë e tillë kërkohet nga qeveria shqiptare”, tha zonja Ngozi Okonjo-Iweala.

Gjithashtu në fillim të fjalës së saj drejtoresha e Bankës Botërore deklaroi se ritmi i zhvillimit të Shqipërisë në këto 20 vite është i jashtëzakonshëm.

Ajo theksoi se Shqipëria u përball shumë mirë me krizën globale, duke u bërë i vetmi vend që shënoi rritje ekonomike.

Gjithashtu zonja Iweala informoi se zhvillimi i Shqipërisë shënoi rritje prej 6% nga viti 1998 në vitin 2008 dhe se ky ritëm zhvillimi tashmë e rendit Shqipërinë ndër vendet kryesore të Evropës Lindore.

Ndërsa kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e tij ndaj mbështetjes së BB-së përgjatë këtyre 20 viteve, projekte që kapin vlerën e 1.5 miliardë dollarëve.

Kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të bëjë të pamundurën që të mbajë nën 60 përqind borxhin publik si dhe të ruajë në masën 3.5 përqind defiçitin buxhetor në vend.

mit/NOA

KOMENTE