Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cigaret do të zhduken në vitin 2050
English

Cigaret do të zhduken në vitin 2050

Britani e Madhe, 10 Janar NOA - Cigarja e fundit në Britaninë e Madhe do të fiket në vitin 2050. Diçka e tillë mbështetet nga analistët e Citigroup, i cili ka theksuar se bëhet fjalë për një “skenar të mundshëm”.

Analistët e Citigroup në një raportim kanë marrë në konsideratë dhe efektet që do të ketë ky ndryshim në industrinë e duhanit.

Sipas “Telegraph” do të duhen 30 deri në 50 vit të tjera për të ardhur në “fundin” e cigareve, kjo duke parë që numri i duhanpirësve po vjen gjithnjë e të ulet.

Ndërsa me kalimin e kohës është vënë re se njerëzit vazhdojnë të ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë në lidhje me rreziqet e shumta të duhanpirjes.

r.b/NOA

KOMENTE