English

FIFA: Murinjo, trajneri më i mirë i botës

Zyrih, 10 janar, NOA - Jose Mourinho është zgjedhur si trajneri më i mirë i botës nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA.

Tekniku portugez fitoi tre trofe sezonin e kaluar nën drejtimin e Interit: Ligën e Kampioneve, Serinë A dhe Kupën e Italisë.

I akorduar në Zyrih të Zvicrës, Mourinho arriti të lërë pas vetes Vicente del Bosque (Spanjë) dhe Josep Guardiola (Barcelona).
n.e/NOA

KOMENTE