English

Grabitet dhe lidhet në banesën e saj e moshuara

Lezhë, 10 janar, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qarkun e Lezhës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se një grua e moshuar është vjedhur në banesën e saj nga persona ende të panjohur.

Por ajo që e bënë të rëndë ngjarjen është fakti se autorët e kanë lidhur në banesën e saj gruan e moshuar dhe më pasë kanë marrë paratë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lal i Ri në Qarkun e Lezhës

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa e moshuara ka ndenjur për disa orë e lidhur.

Nuk dihet sasia e parave që janë grabitur në banesën e të moshuarës. Ajo jetonte vetëm, pasi të afërmit i ka në emigrim. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për autorin, ose autorët e mundshëm të ngjarjes.

a.k/NOA, (Vijon...)

KOMENTE