Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ shpall rezultatet paraprake, PDK e Thaçit fituese me 32 % të votave
English

KQZ shpall rezultatet paraprake, PDK e Thaçit fituese me 32 % të votave

Prishtinë, 10 janar 2011, NOA – Partia Demokratike e Kosovës e kryesuar nga Hashim Thaçi duket të jetë fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, me plot 32 përqind të votave në rang kombëtar. Në rezultatet paraprake të bëra publike para pak minutash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ky institucion raportoi për rezultatet edhe në pesë komunat e Kosovës, Skënderaj, Drenas, Deçan, Malishevë e Lipjan, komunat ku në 12 dhjetor u shfaqën një sërë parregullsish dhe incidentesh gjatë procesit zgjedhor kombëtar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë në një konferencë të posaçme për shtyp deklaroi se në rang kombëtar PDK ka fituar 32.0 %, LDK renditet e dyta me 24.7 %, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar 12.6 %, AAK e Ramush Haradinaj 11.2 %, AKR e Behxhet Pacollit 7.3 % të votave dhe LDD ka marrë 2.2 % sa edhe FER e cila ka mundur të renditet më pas me 2.2 % të votave të zgjedhësve.

Por, ashtu sikundër u deklarua edhe më herët Komisioni Qendror I Zgjedhjeve në këtë raportim përqindjesh, ka mënjanuar votimet në Mitrovicë, pasi në qytetin verior të Kosovës do të përsëriten votimet më 23 janar.

Përmes këtyre përqindjeve më të fundit në rang kombëtar bëhet i qartë edhe spektri politik post-zgjedhor, ku PDK e Thaçit rezultoi fituese, edhe pse do t’I duhet që për qeverinë e re të bëjë koalicion me partitë e vogla.

Sikundër vetë Thaçi ka deklaruar ai është gati të bëjë koalicion me AAK-në e Haradinaj dhe AKR-në e Pacollit, pasi LDK, e dyta parti e dalë nga këto zgjedhje të përgjithshme nuk pranon më të bëjë koalicion me PDK-në e Thaçit duke mbetur kështu në opozitë.

Po kështu jashtë koalicionit mbetet edhe Lëvizja Vetëvendosja, e cila parapëlqen të mbetet në opozitë, si një parti që synon bashkimin kombëtar të Kosovës në një trung me Shqipërinë.

Po sot, zgjedhjet e pjesshshme në pesë komunat e Kosovës, por edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit u kritikuan fort nga Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Ulrike Lunacek, e cila deklaroi se ajo vetë ka qenë dëshmitare e manipulimeve të kryera në këto qendra votimi.

Sipas saj, manipulimet në procesin zgjedhor rrezikon të ardhmen evropiane të Kosovës, pasi sikundër deklaroi ajo në një konferencë për shtyp nu u arritën standardet e kërkuara demokratike.

mit/NOA

KOMENTE