Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet, votim për herë të tretë në Mitrovicë
English

Zgjedhjet, votim për herë të tretë në Mitrovicë

Mitrovicë, 10 janar, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, ka marrë vendim për përsëritjen e votimeve në gjithë komunën e Mitrovicës.

Ky vendim mbërriti pas një urdhërese të Gjykatës Supreme të Kosovës, duke vendosur datën kokrete 23 janarin për rivotimin në komunën e Mitrovicës.

Sipas kryetares së KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka, nga 32 qendra votimi që numëron komuna e Mitrovicës, në 24 prej tyre janë shfaqur parregullsi në ditën e zgjedhjeve më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, vendimi i KQZ-së për përsëritje të votimeve në Mitrovicë erdhi vetëm një ditë pas përfundimit të procesit të rivotimit të tërësishëm në tri komuna në Kosovën Qendrore dhe Perëndimore dhe të pjesshëm në dy komuna të tjera, Lipjan dhe Malishevë.

n.e/NOA

KOMENTE