Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Dëgjuam krisma”
English

“Dëgjuam krisma”

“Ligji duhet të funksionoje njësoj për të gjithë, edhe për djalin e Artës, edhe për djalin e Hamitit, edhe për djalin e secilit prej xhahileve që ende sot rëndojnë mbi të sotmen e të ardhmen tonë, si për djemtë e secilit prej prindërve shqiptare që kanë fatin e keq të përballen me ligjin në të njëjtat rrethana. Sot pas 20 e ca vjetësh, drejtësia shqiptare nuk mund të sillet si në kohen e Tao-Taove”.

Nga Gent Strazimiri

Dikur në kohën e rinisë së brezit tim, bordurave të Tiranë,s teksa ne xhiron e madhe sodisnim të vetmet makina që kishin ekskluzivitetin e qarkullimit: “Benz-at” e Byrosë Politike, “Gaz-in” e Degës dhe “Fiat-et” me perde të Sigurimit, shkëmbenim batutat e filmave që ende sot të bëjnë të qeshesh:

“Dëgjuam krisma”

“ Kush ka dëgjuar krisma? ….!

“E shikoni pra që krisma nuk ka patur? Por edhe nëse ka patur, ato kanë qenë diku larg…”

Në fakt, me e rëndë se batuta e filmit, ishte heshtja që vinte pas saj….

Ishte mënyra e kohës për të shprehur refuzimin ndaj arrogancës, fëlliqësisë, perversitetit, krimit që sundimi i xhahileve te “Bllokut” manifestonte çdo ditë me injorancë e vendosmëri gjithnjë e më të madhe, sa më shumë bëhej evidente se ky popull po varfërohej, përçudnohej, skllaverohej në emër të padrejtësisë dhe idhujve te rremë.

Por kjo ndodhte këtu e 20 e ca vjet me pare, diku në agun e viteve ‘90!

Sot, 20 e ca vjet me pas, krismat në mes të Tiranes, në afërsi të ish-Bllokut i dëgjuam të gjithë! I dëgjoi edhe Policia e Shtetit e cila kreu detyrën sipas ligjit!

E keqja është se në krye të 24 orëve, “Drejtësia” na ktheu të gjithëve të njëjten përgjigje të vjetër: “Krisma nuk ka patur, por edhe nëse ka patur ato kanë qenë diku larg…”, ç’ka të kujton të njëjtën arrogance, prepotencë në emër të fëlliqësisë, perversitetit, krimit, te sundimit te xhahileve te Bllokut!

Ndryshimi me 20 e ca vjet më parë është se asnjë prej nesh nuk ka me nder mend të heshtë! Ligji duhet të funksionoje njësoj për të gjithë, edhe për djalin e Artës, edhe për djalin e Hamitit, edhe për djalin e secilit prej xhahileve që ende sot rëndojnë mbi të sotmen e të ardhmen tonë, si për djemtë e secilit prej prindërve shqiptare që kanë fatin e keq të përballen me ligjin në të njëjtat rrethana. Sot pas 20 e ca vjetësh, drejtësia shqiptare nuk mund të sillet si në kohen e Tao-Taove.

NOA

KOMENTE