English

Gjykata lë në burg atentatorin e kongresmenes

Arizona, 11 janar, NOA – Asnjë lëshim ndaj atentatorit të kongresmenes amerikane, Gabrielle Giffords.

Gjykata e Arizonës e ka refuzuar mundësinë e lirimit të tij me kusht, duke e lënë në burg dhe duke parashikuar për të madje, një dënim maksimal: Atë me vdekje!.

Atentatori 22-vjeçar Jared L., jo vetëm që mbetet në burg, por në këtë mënyrë ai duket se do ta paguajë shtrenjtë tentativën për vrasje të deputetes së Kongresit amerikan.

Madje ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e vrasjes së gjashtë personave të tjerë, si edhe tentativa për vrasjen e shumë të tjerëve.

n.e/NOA

KOMENTE