English

Ivanoviç: Dick Marti solli një klimë tjetër për Kosovën

Beograd, 11 janar, NOA - I ashtuquajturi sekretari i shtetëror serb për Kosovë, Oliver Ivanovicc ka thënë se raportet e raportuesve evropian, Dik Marti dhe Zhan Gardeto, nuk ndikojnë drejtpërdrejtë në negociata mes Prishtinës dhe Beogradit, por të krijojnë një klimë tjetër politike në Kosovë.

Raportet e raportuesve evropian, Dik Marti dhe Zhan Gardeto, do të diskutohen në Këshillin e Evropës më 25 dhe 26 janar.

Ai ka thënë se shumë përfaqësues të misionit ndërkombëtarë në Kosovë, mendonin se temat për krime të motivuara etnikisht dhe trafikim organesh nuk duhen të preken, pasi nuk ishin tema të hapura.

Ivanovicc ka thënë se dialogu Prishtinë - Beograd, do të fillojë pas formimit të institucioneve të Kosovës.Ai ka thënë se ka shumë pyetje dhe tema në mes të Prishtinës dhe Beogradit, që pa një dialog të drejtpërdrejtë nuk mund të zgjidhen.

a.k/NOA

KOMENTE