Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Ramushi po vjen”, nesër tubim masiv në Prishtinë
English

“Ramushi po vjen”, nesër tubim masiv në Prishtinë

Prishtinë, 11 janar, NOA - Kryeqyteti i Kosovës Prishtina është mbushur sot me tabela paralajmëruese për ardhjen në Kosovë të liderit të AAK-së Ramush Haradinajt i cili po mbahet në Tribunalin e Hagës.

Ky njoftim ka zgjuar kureshtjen jo vetëm të qytetarëve të Prishtinës por edhe të opinionit të gjerë. Madje është formuar edhe Këshilli Organizativ i cili ka paraparë që të organizojë manifestimin me moton “Ramushi po vjen”! Ky manifestim organizohet në mbështetje të strategut dhe udhëheqësit të luftës për liri të UÇK-së dhe të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, raportojnë mediat kosovare.

Sipas këshillit organizativ, ky manifestim do të mbahet ditën e mërkurë, më 12 janar, përballë Teatrit Kombëtar me ç’rast do të organizohet edhe një koncert në shenj përkrahje të Ramush Haradinajt.

Pra nuk bëhet fjalë për ardhjen në Kosovë të Ramush Haradinajt por për një manifestim në përkrahje të Haradinajt i cili prej 21 korrikut të vitit të kaluar po mbahet në qendrën e paraburgimit në Tribunalin e Hagës, bashkë me dy të akuzuarit e tjerë, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.

a.k/NOA

KOMENTE