Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Server: Bashkimi- ide shkatërruese
English

Server: Bashkimi- ide shkatërruese

“Për të gjithë në rajon – për qytetarët e Kosovës, për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe fqinjët tjerë”, thotë Daniel Server, nga Qendra pë marrëdhënie trans-atlantike në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington. Si do ta vlerësonit raportin e Dik Martit që u publikua nga mesi i dhjetorit? Këtë raport do ta karakterizoja ashtu siç ka bërë Dik Marti në pikën 175. Kjo pikë thotë: Detyra jonë nuk është të bëjmë hetim penal, sepse nuk jemi të autorizuar për këtë dhe aq më pak të shqiptojmë dënime për fajësinë ose pafajësinë. Mendoj se nuk ishte e ndershme që kjo deklaratë të vihej te pika 175. Kjo pikë do të duhej të ishte e para në raportin e Martit.

Dik Marti ka ftuar për hapje të hetimeve për pohimet nga raporti... Kjo është kërkesë legjitime, por shtrohet pyetja se kush do ta bëjë këtë?! Nuk besoj se këtë mund ta bëjnë jurisprudenca e Kosovës ose e Serbisë.

Po EULEX-i....? Kjo është një mundësi. Mirëpo, misioni i EULEX-it ka mandat të veprojë në Kosovë, por jo edhe në Shqipëri. Konsideroj se nëse ka vullnet të mirë, mund të gjendet zgjidhja. Besoj se diplomatët këtë edhe do ta bëjnë. Është e rëndësishme që pohimet për këto krime të hetohen me themel, sepse qarkullojnë tash sa vjet, por nuk janë dëshmuar. Kur shikoni raportin e Martit, do të shihni se ai nuk përmban dëshmi konkrete dhe të fuqishme. Kur bëhet fjalë për disa akuza, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me kryeministrin Thaçi, kemi atë që gjyqet amerikane do ta kualifikonin si thashetheme. Mendoj se duhet të hapet hetim penal me themel, që do të nënkuptonte teknikë të sofistikuar mjeko-ligjore dhe program për mbrojtjen e dëshmitarëve. Nëse këtë do ta bëjë EULEX-i, do të kemi mjeko-ligjësi përkatëse, por mbrojtja e dëshmitarëve mund të paraqesë problem të madh, sepse nuk do të mund t’i mbroni dëshmitarët në Kosovë dhe Shqipëri. Ata duhet të merren në mbrojtje nga vendet e treta.

Si mund të reflektohet ky zhvillim (raporti i Martit) në procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe pozitën politike të Thaçit? Gjithsesi që kjo ka dëmtuar Kosovën dhe Thaçin. Por, konsideroj se procesi zgjedhor në Kosovë është shumë i rëndësishëm, sepse është me rëndësi jetike që qytetarëve të Kosovës t’ua lëmë që me votat e tyre, të vendosin nëse zoti Thaçi apo dikush tjetër do të përfaqësojë Kosovën. Ky vendim nuk duhet të merret në Uashington ose Bruksel, por në Kosovë, ndërsa zgjedhjet janë mënyra më e mirë. Por, më duhet të them se jam shumë i dëshpëruar me kualitetin e procesit zgjedhor në raundin e parë, sepse është fare evidente se kishte parregullsi.

Tim Xhuda ka deklaruar se do të ishte shumë e rrezikshme për rajonin nëse Kosova do të vazhdonte të stagnonte në raport me vendet tjera të rajonit... Kosova ngelet prapa në çdo formë, sepse gjendet në fazën e ndërtimit të institucioneve. Ajo nuk ka as traditë dhe as institucione të pushtetit që i ka Serbia, as ekonominë që e ka Serbia, e madje as Bosnja. Kjo tregon se ngec nga të tjerët.

Por, nëse do të ketë presione shtesë që Kosova të dekurajohet në rrugën e vet euro-integruese, kjo nuk do të jetë mirë për gjithë rajonin. Rrjedhimisht, është shumë e rëndësishme që Kosova të përgatitet dhe t’i zbatojë reformat e domosdoshme, për t'i zënë vendet tjera në rajon.

Çfarë mendoni për Lëvizjen Vetëvendosje dhe suksesin e tyre zgjedhor? Mendoj se është mirë që Vetëvendosja ka marrë pjesë në zgjedhje dhe që tash do të ketë përfaqësuesit në Parlament. Ata do ta kenë mundësinë që qëndrimet e tyre, madje edhe ato, me të cilat unë nuk pajtohem, t’i paraqesin në Kuvend.

Edhe qëndrimet për bashkimin gjithëshqiptar? Edhe ato qëndrime. Nuk është mirë që këto ide që ekzistojnë, të fshehen, sepse ato vërtet ekzistojnë te një pjesë e bashkësisë shqiptare. Këto qëndrime nuk janë të shumicës, por pakicës.

Sidoqoftë, ato qëndrime ekzistojnë dhe duhet të nxirren në dritë. Qëndrimi për bashkimin gjithëshqiptar është ide e tmerrshme; ajo është shkatërruese për të gjithë në rajon – për qytetarët e Kosovës, për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe fqinjët tjerë. Pra, në pyetjen nëse kjo ide më pëlqen, përgjigjja është “jo”. Por, nëse më pyetni nëse kjo ide duhet të prezantohet publikisht, përgjigjja është “po”, sepse politikisht është me e shëndetshme që ajo të dalë në dritë dhe t’i nënshtrohet polemikës dhe kritikës publike. /rfe/

Fund

KOMENTE