Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zyrtare/ Policia: Prudentino u ekstradua
English

Zyrtare/ Policia: Prudentino u ekstradua

Tiranë, 11 janar, NOA Update – Policia e Tiranës ka konfirmuar sot se nga Zyra e Interpolit sot, në orën 06.00’, në aeroportin e Rinasit, u krye ekstradimi drejt Romës i italianit 59-vjeçar Albino Prudentino.

I lindur në Ostuni të Brindizit, ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet italiane të drejtësisë, si një nga drejtuesit e organizatës kriminale mafioze, “Sacra Corona Unita”.

“Ndaj shtetasit Albino Prudentino Gjykata e Lecces/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit të datës 20.09.2010, për “Bashkëpunim kriminal i tipit mafioz”, “Trafik droge”, si dhe “Grabitje në rrethana rënduese”, vepra të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas gjatë viteve 2005 deri më 2009, në Mesagne, Ostuni dhe në rrethinat e Brindisit, ka marrë pjesë në një organizatë kriminale e tipit mafioz, me qëllim trafik droge dhe grabitje në rrethana rënduese”, citon deklarata e policisë së Tiranës.

Duke saktësuar se Albino Prudentino është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe më datë 28.09.2010 është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, në kuadër të operacionit të koduar “Calipso” organizuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe në koordinim me Karabinierinë e Lecces dhe Prokurorinë Distretuale të Antimafies Lecce/Itali.

n.e/NOA

KOMENTE