English

Drogë e municione në banesë, pranga dy personave

Kamenicë-Kosovë, 12 janar 2011, NOA - Pas urdhëresës për bastisje në një fshat të Kamenicës, policia e Kosovës konfiskoi një kilogram substancë narkotike, dy revole, një pushkë dhe municione të ndryshme luftarake, ndërkohë që janë vënë në pranga dy të dyshuar për posedimin e drogës së sekuestruar. Policia e Kosovës raportoi se mbrëmë rreth orës 21:00, u gjet 1 kg drogë në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, në Kosovë.

Sipas policisë informacioni për drogë ishte mësuar përmes rrugëve operative, gjë që kishte mobilizuar madnej forcat e policisë që të finalizonin me sukses aksionin.

Gjatë bastisjes së banesës policia e Kosovës sekuestroi një kg substancë narkotike e llojit mariuhanë; një armë gjuetie e llojit TS 870TM; një brez me municion të kalibrit 12 mm; pesë copë fishekë; një pistoletë TT me numër serie C15714 me një karikator pa municion; një pistoletë Zastava; një karikator me dy fishekë të kalibrit 6 mm si dhe 100 copë tableta të dyshuara.

Ndërkohë janë arrestuar dy shqiptarët kosovarë të arrestuar janë 41-vjeçari NAZIM R. Dhe 23 vjeçari MENTOR R.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera ligjore.

mit/NOA

KOMENTE