English

Kapen 3 për kontrabandë me armë

Prizren, 12 Janar 2011 NOA – Nuk i kanë shpëtuar dot kontrollit policor kosovar, tre persona, dy shqiptarë dhe një i tretë nga Kosova, që shëtisnin me armë zjarri. Ata janë arrestuar dhe u janë sekuestruar armatimet, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Gorozhub komuna e Prizrenit. Zyrtarët policorë të policisë kufitare të rajonit të jugperëndimit ne Gjakovë përgjegjës për sigurimin e vijës kufitare, kanë vërejtur një automjet te tipit “Daimler benz” 201, me targa të Kosovës me ngjyrë të verdhë, në të cilin gjendeshin tre persona dhe ishte i ndalur në zonën kufitare.

Me të vërejtur këtë veturë zyrtarët policorë kanë vërejtur elemente të dyshimit dhe e kanë ndaluar duke i legjitimuar personat dhe duke kontrolluar veturën.

Gjate kontrollimit të automjetit zyrtarët policor kanë gjetur shtatë armë: dy armë të gjata pushkë automatike, pesë pistoleta të tipit EKOL TUNA, cal, 8mm si dhe një karikator i zbrazët i armëve të gjata –pushkës automatike.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

- Gazmen C. - viti i lindjes 1982 shtetas i Shqipërisë

- Ylber P. - viti i lindjes 1989 shtetas i Shqipërisë

- Shpëtim B. – viti i lindjes 1981 shtetas i Kosovës

Policia konfirmoi se të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të Qarkut në Prizren te njëjtit janë dërguar ne qendrën e mbajtjes ne Gjakovë.

a.b/NOA

KOMENTE