English

U merr borxh njerëzve me mashtrim

Korçë, 12 janar, NOA – Ka mashtruar tre persona duke u marrë para’ dhe mos ua kthyer. Në dukje, një ngjarje e zakonshme për të cilën duket se autori i saj nuk e ka vrarë mendjen dhe mendonte se do t’ia hidhte lehtë. Por tre të dëmtuarit prej tij nuk e kanë lënë me kaq dhe kanë rendur drejt komisariatit të policisë duke e denoncuar për lekët që u kishte marrë dhe nuk ua kthente, por i mashtronte vazhdimisht. Fjala është për 57-vjeçarin Pandeli Llukmani, banues në Tiranë, ndaj të cilit nisën veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë për veprën penale të "Mashtrimit", parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, e cila rëndon ndaj tij. Kjo pasi në vitin 2009, u ka vjedhur me anë të mashtrimit tre shtetasve shumën prej 80.000 lekë të reja, secilit person dhe materialet iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme. n.e/NOA

KOMENTE