English

Tunizia përfshihet nga trazira të përgjakshme

Tuniz, 13 janar, NOA – Tunizia është përfshirë nga trazira të përgjakshme, ndërsa policia deri tani ka sulmuar dhe ka vrarë me dhjetëra protestues.

Protestat po bëhen për më shumë vende pune dhe kushte më të mira jetese në mbarë vendin.

Deri tani, të dhënat tregojnë se janë vrarë 23 persona, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut raportuan se numri i të vdekurve është deri 50.

Ndërkaq, ushtarët janë dislokuar në rrugët e kryeqytetit tunizian, pasi protestat e dhunshme u zhvendosën për herë të parë edhe atje.

Dëshmitarët në Tuniz kanë parë disa makina të ushtrisë të parkuara jashtë ndërtesës së televizionit shtetëror, ambasadave të huaja dhe ndërtesave të tjera të rëndësishme.

Ushtarët kanë patrulluar me helmeta dhe jelekë anti-plumb.

Nga ana tjetër, një tjetër grevë është planifikuar në Tuniz ditën e nesërme.

n.e/NOA

KOMENTE