English

Berisha pranon emrat e rinj në Qeveri, i çon te Topi

Tiranë, 14 Janar 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë para pak çastesh Presidentit të Republikës Bamir Topi, për dekretim dy emërimet e reja në qeveri. Pas vendimit për dorëheqjen e parevokueshme të zotit Ilir Meta nga posti i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dorëzuar Kryeministrit të Shqipërisë zotit Sali Berisha propozimet si më poshtë: Edmond Haxhinasto, të emërohet Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme. Nasip Naco aktualisht Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë të emërohet Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha konfirmoi se i miraton propozimet e lartpërmendura dhe i përcjell ato për dekretim tek Presidenti i Republikës. e.r/NOA

KOMENTE