English

Kapet Sotiri në Greqi vrau të shoqen 12 vjet më parë

Athinë, 14 janar 2011, NOA- Policia e Athinës ka arrestuar ditën e sotme, një 43 vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Mësohet se emri i të arrestuarit është Apostol Sotiri, lindur në Gradisht të Lushnjes. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 1998, e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes“ dhe “Armëmbajtjes pa leje”. Arsyet e këtij dënimi është vrasja e bashkëshortes së rij për motive xhelozie, si dhe ka tentuar të vrasë kushëririn e tij, pasi dyshonte se kishte marrëdhënie me të shoqen. Ky arrestim erdhi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi është dënuar nga drejtësia shqiptare. a.y/NOA

KOMENTE