Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Largimi i Metës, ja emrat e rinj në Qeveri
English

Largimi i Metës, ja emrat e rinj në Qeveri

Tiranë, 14 janar 2011, NOA- Ka mbyllur punimet kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë kësaj mbledhjeje, e cila u mbajt pas dorëheqjes nga posti i Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, të kreut të kësaj partie Ilir Meta, u morën vendimet për të zëvendësuar këto poste. Në postin e Zv.Kryeministrit, është propozuar Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili do të ruajë edhe postin ekzistues. Nënkryetar i Kuvendit është propozuar Vangjel Tavo, i cili së fundmi iu bashkua kësaj partie, pas largimit nga Partia Socialiste. Ndërkaq, posti i lënë pezull, ai i METE, do të zihet nga deputeti i qarkut të Beratit, Nasip Naço. Naço deri më tani ka pasur postin e nënkryetarit të Parlamentit. Këto janë emrat që fliten paraprakisht nga kjo parti, megjithëse zyrtarisht, propozimet pritet të dalin disa momente më vonë. “Këto propozime u miratuan me unanimitet të plotë nga Kryesia dhe në këtë mënyrë ne jo vetëm japim mesazhin e vendosmërisë dhe të angazhimit tonë përgjegjshëm politik por edhe shprehim vendosmërinë tonë për të vazhduar pa asnjë lëkundje, për të vazhduar me më shumë vendosmëri përballimin e sfidave të mëdha politike, elektorale dhe qeverisëse që vijnë përpara qytetarëve shqiptarë”, - tha pas mbledhjes, Luan Rama/ a.y/NOA

KOMENTE