Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Më 21 janar, të gjithë në këmbë kundër qeverisë
English

PS: Më 21 janar, të gjithë në këmbë kundër qeverisë

Tiranë, 14 janar, Update, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste ka lajmëruar sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare zhvillimin e protestës që nga selia rozë cilësohet si më e madhe që është mbajtur në vend. Rama u shpreh se më 21 janar kushdo që kërkon të protestoj këtë qeveri duhet të bashkohet me përpjekjen e opozitës. “Më 21 janar cilido që dëshiron të ngrohet në këmbë me këdo që dëshiron shpëtimin nga kjo klikë që dëshiron ta çojë për dreq këtë vend. Me 21 janar në këmbë për tu dhënë mundësi shqiptarëve që të marrin pjesë në një demonstratë të madhe kundër qeverisë”, tha Rama. Ai u shpreh se faktet për korrupsion janë të mjaftueshme për të kërkuar largimin e qeverisë. “Vetëm fakti që zëvendëskryeministri i jep 700 mijë një ministri për një vendim, pa i hyrë debatit për përqindje sesa i takon atij dhe të tjerëve është i mjaftueshëm që kjo qeveri të shporret”, tha Rama në fjalën e tij. Ai u shpreh se kjo nuk është demonstrata e radhës e opozitës, apo disa forcave politike, por ka të bëjë me thirrjen e të gjithë atyre njerëzve që e shprehnin këtë nevojë për të dalë në rrugë. a.k/NOA

KOMENTE