Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Populli do të përballet me Berishën e Metën
English

Rama: Populli do të përballet me Berishën e Metën

Tiranë, 14 janar, NOA – Kryetari i PS-së, Edi Rama tha sot se pas skandaleve të fundit të korrupsionit popullit i ka lindur e deja që të kërkojë largimin e kryeministrit dhe gjithë qeverisë. “Saliu duhet të tërhiqet bashkë me zëvendësin. Popullit i lind e drejta që ta largojë qeverinë më mjete që historia dhe Kushtetuta ja njeh vetëm popullit”, tha Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që po zhvillohet këto momente. Ai u shpreh se çdo ditë që vonohet dorëheqja dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme rëndon situatën. “I them sot nga kjo foltore edhe Saliut edhe zëvendësit të tij se çdo ditë që vonojnë dorëheqjen dhe pranimin e zgjedhjeve, rëndojnë pa pushim pozitën e tyre para këtij populli, e shtyjnë drejt një ballafaqimi në rrugë me të dy bashkë”, tha Rama. Rama u shpreh se tashmë LSI-ja nuk është më. “80 mijë qytetarët që kryetari i ndjesë pastë LSI-së ua shiti votat panë mbrëmë se ç’tallje e madhe u është bërë”, tha Rama. a.k/NOA Rama: Së shpejti skandale të reja që rrëzojnë qeverinë Tiranë, 14 janar, NOA, Update– Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryetari i saj Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt opinioni do të njihet me skandale të tjera që do të tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie dhe që do e bëjnë të domosdoshëm largimin e qeverisë. “Së shpejti do të publikojmë një skandal të patolerueshëm që lidhet me manipulimin e shifrave të krimit në vend”, tha Rama, duke siluruar ministrinë e Brendshme për mos garantimin e jetës në vend. Nga ana tjetër Rama tha se “ka radhën e publikimit edhe e vërteta e përmbytjeve të fundit në Shkodër”, dokumentet e së cilës Rama tha se i kemi siguruar me shumë vështirësi. a.k.NOA

KOMENTE