English

Haga lehtëson Haradinaj nga akuzat

E shtunë, 15 janar 2011, NOA- Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është lehtësuar nga akuzat. Ky lajm I cili është bërë i ditur nga mediat kosovare, njofton se, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka zbutur akuzat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj e Idriz Balaj. Ulja e numrit të akuzave është lajmëruar nëpërmjet një deklarate të lëshuar nga vetë gjykata për krimet e luftës. Në të thuhet se gjykatësit kanë urdhëruar prokurorët që të korrigjojnë dhe shkurtojnë një varg pikash në aktakuzën ndaj kreut të AAK-së dhe ta prezantojnë atë të riformuluar më 21 janar. Gjykimi ndaj Haradinaj pritet të filloj në fillim të muajit shkurt. a.y/NOA

KOMENTE