English

Pakësohen azilkërkuesit nga Maqedonia e Serbia

Berlin, 15 janar, NOA - Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur për zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia, pas liberalizimit të vizave. Gazeta “Zidojçe Cajtung” shkruan se është regjistruar rënie e numrit të kërkuesve të azilit në Gjermani. Sipas të dhënave të gazetës, në fund të dhjetorit të 2010, për 75 për qind është zvogëluar numri i aplikimeve nga shtetasit e Maqedonisë, ndërsa 39 për qind nga shtetasit e Serbisë. Dy vendet u akuzuan vitin e kaluar për fluksin e madh të qytetarëve të tyre, kryesisht të komunitetit rom, që kërkonin statusin e azilit në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani dhe Belgjikë. Rritja e kërkesave shpërtheu në muaj tetor dhe nëntor të vitit 2010, kur shfaqi edhe reagimin e drejtpërdrejtë të Komisionit Evropian. Gjatë vitit të kaluar vetëm në Gjermani ishin regjistruar 41 mijë kërkesa për statusin e azilit, ndërsa në vitin 2009 ku numër ishte 27 mijë shtetas të huaj, duke përfshirë ata nga Ballkani Perëndimor. NOA-INA

KOMENTE