English

Shkodër, 2.5 kg tritol në banesën e vjedhësit të biçikletave

Shkodër, 15 janar 2011, NOA – Uniformat blu të Shkodrës kanë gjetur 2.5 kg lëndë plasëse të tritol dhe një sasi municionesh, në banesën e 15 vjeçarit, David P., i arrestuar të premten për vjedhje biçikletash. Falë informacioneve në rrugë operative gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së shtetasit David P., banesë e ndodhur në fshatin Hot i Ri, të rrethit të Shkodrës, policia e qytetit zbuloi 2.5 kg tritol, 160 copë fishekë model 56 si dhe 6 m. fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 15 vjeçari po ndiqet tashmë penalisht jo vetëm për vjedhjen në bashkëpunim të biçikletave, por edhe për mbajtje armësh e municionesh pa leje. mit/NOA

KOMENTE